VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, ka mbërritur të enjten në Itali për t’iu bashkuar zyrtarisht skuadrës së Serie C, Ravenna.

Ish-fituesi i Topit të Artë dhe i Kampionatit Botëror 2002 ka zbarkuar me një avion privat në aeroportin e Forlì-t, i shoqëruar nga presidenti i klubit italian, Ignazio Cipriani.

Arritja e 46-vjeçarit ka ndezur entuziazmin në qytetin bregdetar, ku dita e sotme është pagëzuar si “Dita e Ronaldinhos”. Klubi ka organizuar një konferencë për shtyp dhe një ceremoni festive në plazh për prezantimin e skuadrës, me yllin brazilian si kryefjalën absolute të mbrëmjes.

Për sa i përket aktivizimit në fushë, mbetet ende e paqartë se sa minuta do të luajë Ronaldinho gjatë këtij edicioni. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të kampionatit të hënën kundër Reggio Emilia-s, por presidenti Cipriani ka deklaruar se ëndrra e tij është që braziliani të shënojë golin e fundit të karrierës me fanellën e Ravenna-s.

Kjo është përvoja e dytë e Ronaldinhos në futbollin italian pas periudhës me AC Milan (2008–2011), ndërsa ndeshja e tij e fundit si profesionist daton në vitin 2015 me Fluminense-n.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT