Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve lundruese te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur!

Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Nga ngjarja është plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës.

Mësohet se mjetet e përplasura janë skafe turistike.

Policia ndodhet në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhur dinamikën dhe bilancin e këtij aksidenti tragjik.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT