5 sfidat e Shqipërisë për 2018-n
Viti i lënë pas ishte një vit i mbushur me zhvillime politike, shënjuar nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Megjithatë, me mbylljen e 2017-s, sfida të reja të rëndësishme presin vendin. Hapja e negociatave dhe reforma në drejtësi do të jenë dy prej “detyrave” më të rëndësishme të shtëpisë për vendin tonë në vitin aktual, por ato nuk do të jenë të vetmet. Këto janë 5 aspektet kryesore, që do të vendosim edhe notën e qeverisë për vitin në vazhdim.Negociatat e anëtarësimit
Shqipëria ka marrë sinjale pozitive nga Bashkimi Europian, për një hapje të mundshme të negociatave të anëtarësimit gjatë këtij viti. Vetë komisioneri Junker, i cili në marrjen e mandatit në vitin 2014 tha se nuk do të kishte zgjerim të Unionit gjatë pesë viteve në vazhdim, tashmë ka ndryshuar qëndrim dhe njeh nevojën e një “perspektive të qëndrueshme integrimi” për vendet e Ballkanit. Në takimet e zhvilluara në dhjetor, figurat më të rëndësishme të BE-së, përfshi vetë Junker, presidenti Tusk, kryediplomatja Mogherini, kryeparlamentari Tajani dhe komisioneri për zgjerimin, Hahn, shpehën gatishmërinë e Brukselit për të nisur bisedimet me Shqipërinë.Rekomandimi i Komisionit, për hapjen ose jo të negociatave do të vijë në muajin prill dhe një përgjigje e pritshme pozitive, do t’i hapë rrugë një lobimi intensiv në dy muajt në vazhdim, për të marrë aprovimin e çdo vendi anëtar, pasi hapja e negociatave do të votohet nga kryetarët e shteteve në muajin qershor. Nisja e negociatave të anëtarësimit do të ishte “lakmuesi” më i mirë, që do të dëshmojë se sa ka progresuar vendi ynë në axhendën e tij të reformimit të drejtësisë, ekonomisë dhe harmonizimit të gjithanshëm të ligjeve e standarteve europiane në Shqipëri.Reforma në drejtësi

Për vitin 2018-n pritet që për herë të parë që prej vitit 2007, rritja ekonomike të kalojë barrierën e 4%. Që prej vitit 2013, kur u shenuar niveli me i ulet qe prej vitit 1997 me 1%, rritja ekonomike ka nisur të përshpejtohet duke arritur në 3,4% në 2016-n dhe rreth 3,7% (ende për t’u konfirmuar), në 2017-n. Rritja e pritshme ekonomike mbi 4% do të ishte një konfirmim i një tempi të ri pozitiv në të cilin duket se ka hyrë ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit.Eksportet, turizmi dhe investimet e huaja
Eksportet shqiptare pritet të mbyllen në nivelin rekord të rreth 2,5 miliardë eurove gjatë 2017-s. Megjithatë, një shifër e tillë mbetet ende sa rreth 40% e totalit eksport-import, gjë që vazhdon të rëndojë bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë, duke ushtruar vazhdimisht presion mbi rezervat monetare të vendit tonë. Rritja e mëtejshme e eksporteve, në një kohë që remitancat nuk janë më në nivelin e dikurshëm, është thelbësore për të garantuar një rritje të qëndrueshme të ekonomisë dhe punësimit në vendin tonë. Në 2017-n rritjen më të madhe e njohu sektori bujqësor dhe tekstilet.Në mungesë të shenjave të rekuperimit të çmimit të hidrokarbureve dhe mineraleve në tregjet botërore, do të jetë vendimtare për Shqipërinë që të vazhdojë të njohë rritje në këto sektorë edhe gjatë vitit aktual.
Përsa i përket turizmit, 2018-ta do të jetë një konfirmim ose jo për suksesin e reformës fiskale dhe lehtësimit tatimor që ndërmori qeveria gjatë vitit të shkuar.Viti aktual, konkretisht do të dëshmojë nëse reformat e ndërmarra, si reduktimi në 6% i taksës për turizmin dhe heqja e taksës për 10 vjet për operarorët që ndërtojnë hotele me 4 dhe 5 yje në vendin tonë janë masa që po japing rezultat. Aktualisht, turizmi punëson në Shqipëri 52 mijë persona dhe sipas Bankës Botërore, rritja e mëtejshme e këtij sektori është thelbësore, pasi një rritje e qëndrueshme mund të sjellë deri në punësimin e 250 mijë shqiptarëve në këtë sektor deri në vitin 2030.Ndërkohë, investimet e huaja mbeten gjithashtu një sfidë shumë e rëndësishme e qeverisë që lidhet drejtpërsëdrejti me përmirsimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Në 2017-n, investimet e huaja direkte u ndalën në nivelin më të mirë historik, prej 988 milionë eurosh. Në 2018-n, sfida do të jetë tejkalimi i kësja barriere./ZgjohuShqiptar.info


