“Vapa po ikën me Gushtin”, mot i kthjellët në të gjithë territorin ditën e sotme!

Edhe gjatë ditës së sotme, (e shtunë, 5 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të plota me diell.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT