“Prioritet mbrojtja e jetës”- Banesa të djegura dhe 30 banorë të evakuuar, ministri Nufi: 171 efektivë e 10 mjete në terren për fikjen e zjarrit në Himarë

Lufta me flakët po vijon prej më shumë se 12 orësh në Himarë.

Forcat e Armatosura vijuan gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri në Himarë.

Përmes një reagimi, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri të ditur se në terren ndodhen 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë.

Sipas Nufit, forcat ishin pranë komunitetit për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Në reagimin e tij, Nufi shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e angazhuar në terren.

Si pasojë e zjarrit deri tani janë djegur 6 banesa, dhe janë evakuuar mbi 30 qytetarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT