Çfarë pritet të ndodhë pas luftës me Iranin? SHBA projekton një rend të ri në Lindjen e Mesme

Çfarë do të ndodhë me përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme? SHBA duket se po projektojnë periudhën e pasluftës me Iranin për të gjithë rajonin.

Preja ditësh mediat amerikane kanë raportuar se Trump po synon që së afërmi të shpallë përfundimin e luftës me Iranin edhe pse mes dy vendeve nuk është arritur një marrëveshje.

Administrata e presidentit amerikan po punon për një strategji që mund të përqëndrohet në një përpjekje rajonale që synon ta frenojë Iranin dhe të zgjerojë normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe fqinjëve të tij.

Planet i kanë konfirmuar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të informuara, për faqen e lajmeve Axios.

Rehabilitimi I marrëdhënieve të Izraelit me vendet e rajonit sipas këtij plani do të mund të ndodhte duke zgjeruar marrëveshjet e famshme Abraham por gjithsesi plani është në hapat e tij të parë.

Informacioni vjen teksa Uashingtoni dhe Teherani nuk japin prej kohësh sinjale për arritjen e një marrëveshje paqeje.

Sulmet edhe pse janë pakësuar vijojnë në episode të izoluara.

Mediat iraniane, raportuan këtë të shtunë së një cisternë nafte iraniane u vu në shënjestër pranë ishullit Kharg nga raketat amerikane.

Agjencia iraniane Fars raporton për shpërthime pranë ishullit, i cili është terminali më I rëndësishëm I naftës për Teheranin zyrtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT