Viroza, verë dhe pushime, shtohet fluksi i pacientëve në qendrat shëndetësore, fëmijët më të prekurit!

Një verë jo vetëm e nxehtë e me temperatura të larta, por edhe e mbushur plot viroza.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore thonë se, sidomos në këtë javë të fundit të gushtit, ka pasur fluks pacientësh të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Nisur nga simptomat që kanë shfaqur, mjekët thonë se klinikisht kanë hasur edhe raste të dyshuara me COVID, përveç virozave të tjera që kanë prekur rrugët e frymëmarrjes.

Pacientët janë paraqitur me temperaturë të lartë persistente, ku më të prekur kanë qenë të vegjlit, të cilët më pas e transmetonin tek familjarët e tyre. Kanë predominuar rastet me bark e të vjella

“Kanë manifestuar këputje, dhimbje muskujsh, dhimbje barku të shumta dhe të vjella”, shprehet mjekja pediatre, Artenida Bitri për TCH.

Temperaturat e larta, ku termometri ka shënuar 39-40 gradë Celsius për ditë me radhë, ka bërë që të rritur e të vegjël të qëndrojnë gjatë në ambiente me kondicioner dhe po kështu kontakti me shumë njerëz në kohë pushimesh ka nxitur përhapjen më shumë të infeksioneve respiratore apo virozave të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT