“Autori piu benzinë që të flijohej”- Detajet tronditëse të krimit në familjen shqiptare në Greqi, viktima kërkoi mbrojtje në vitin 2022, gjenden dy thika

Një krim i rëndë ndodhi sot (26 gusht) në Rodope të Kretës në Greqi, ndërsa dalin në dritë detajet e reja nga hetimi.
Duket se autori shqiptar, 53 vjeç (emri ende nuk publikohet), kishte prej kohësh konflikte në familje me gruan e tij 44-vjeçare dhe kjo e fundit, që mbeti viktimë e sulmit me thikë sot, kishte denoncuar dhunën në familje dhe kërkuar urdhër mbrojtje katër vite më parë.
Autori pas krimit ka tentuar flijimin, sipas autoriteteve greke, duke pirë benzinë.
“Sipas informacioneve fillestare, çifti është me origjinë nga Shqipëria, me tre fëmijë, dy të rritur dhe një të mitur, 16 vjeç. Një nga fëmijët e çiftit i telefonoi autoritetet pasi krimi ndodhi brenda shtëpisë ku ata jetonin në vendbanimin Dialambi”, shkruan “Protothema”.
Pas vrasjes së 44-vjeçares, 53-vjeçari piu benzinë në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet.
Policia ka gjetur dy thika në vendngjarje, të cilat do të ekzaminohen si pjesë e hetimit.
Sipas të njëjtave informacione, në vitin 2022 një incident midis çiftit ishte regjistruar në Heraklion të Kretës. Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër bashkëshortit të saj për kërcënime.
Burri ishte arrestuar në lidhje me rastin dhe ishte dërguar te prokurori kompetent.