VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

Nepali është goditur nga përmbytje të mëdha. Si pasojë janë shkaktuar dëme në rrugë, në ura hidrocentrale si edhe në furnizimin  me energji elektrike të zonës.

Numri i viktimave ka shkuar 17, ndërsa disa fshatra janë përmbytur.

Nivelet e ujit ishin shumë të larta për të lejuar helikopterët të uleshin në zonat e prekura të Nepalit, Siapru Besi dhe Timure, në sektorin malor Rasuwa, me një popullsi prej rreth 50,000 banorësh, thanë zyrtarët, duke paralajmëruar për rrezikun e viktimave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT