“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

Zyra e Shtypit e Presidencës së Republikës së Shqipërisë ka reaguar publikisht këtë të enjte (27 gusht) për pretendimet se Alqi Bllako mban apo ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë këtij institucioni.

Përmes një informimi zyrtar për mediat, Institucioni i Presidentit bën me dije se Bllako nuk ka asnjë lidhje me kabinetin presidencial.

“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion,” thuhet në deklaratë.

Sipas Zyrës së Shtypit, ky sqarim bëhet me qëllim shmangien e çdo keqinformimi në publik lidhur me përbërjen zyrtare të kabinetit të Kreut të Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT