EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

Pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Farkë, Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 24-vjeçarin Arbër Toçilla, i dyshuar për ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ai ka përplasur një fëmijë.

Viktima është vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila ka humbur jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve.

Hetimet janë ende aktive dhe në fazën e ekspertimit dhe mbledhjes së dëshmive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT