Nis regjistrimi në Universitete, 7 faza në raundin e parë, 25% e maturantëve u paraqitën që në ditën e parë!

Regjistrimet në universitete kanë nisur me ritëm të lartë.

Vetëm në ditën e parë të fazës së parë, të hapur të mërkurën, rreth 25% e maturantëve janë regjistruar në programin ku do të vijojnë studimet.

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se ritmin më të shpejtë të regjistrimeve po e shënojnë degët me konkurs.

Xhelaj tregon se si funksionon procesi dhe u bën thirrje maturantëve të cilët nuk dalin fitues në fazën e parë, të tregohen të duruar, pasi mund të shpallen fitues në fazat e tjera.

Sa i përket regjistrimeve në universitetet jo publike, Xhelaj thotë se ndahen në dy kategori: ata që e kanë vendosur më herët që do të ndjekin studimet në sektorin privat dhe ata të cilët  nuk arrijnë të fitojnë degën që dëshirojnë në universitetet publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT