PD nis protestat para Kryeministrisë, paralajmëron rrëzimin e Ramës

FRPD ditën e sotme ka mbajtur një protestë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Grupi i të rinjve me pankarta nëpër duar kanë bërë thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Rama duke thënë se vendi nuk është zhvilluar për shkak të tij.
Ndërsa dëgjohen me thirrjet e tyre: “Nga krimi nga droga na iku Europa”, ata kërkojnë rikthimin e dinjitetit, të shpresës me dëshirën për të mos u larguar nga Shqipëria.
Kjo protestë është kryesuar nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka mbajtur edhe një fjalim ku ndër të tjera ka thënë se nuk e sheh Shqipërinë si një vend për të jetuar.




