“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Situata e zjarreve gjatë ditës së sotme është paraqitur më e qetë, me vetëm 4 vatra aktive nga 6 të evidentuara gjithsej.

Forcat e Armatosura po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, kryesisht në Pukë dhe Dajt.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se ndërhyrjet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe situata është nën kontroll.

Vetë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha:

“Forcat e Armatosura janë të angazhuara pa ndërprerje për izolimin e vatrave të zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Falënderoj efektivët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në këto ditë të vështira”.

Por si paraqitet situata sot?

Në Tërbun, Pukë, Forcat e Armatosura vijojnë punën për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt të Tiranës po vijon operacioni me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Edhe këtu nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Në operacionet e shuarjes janë angazhuar trupa tokësore dhe mjete ajrore, duke garantuar që vatrat të izolohen pa rrezikuar komunitetet pranë”, tha ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT