Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Kreditimi i sektorit privat vijoi të rritet me ritme të shpejta edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë u zgjerua me 14% në terma vjetorë, i mbështetur nga kërkesa e lartë dhe kushtet e favorshme të financimit.

Bizneset po e përdorin kredinë kryesisht për investime dhe zgjerimin e aktivitetit. Ky segment përbën tashmë 61.7% të portofolit të kredisë, duke reflektuar nevojën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Nga ana tjetër rritje ka pësuar edhe kredia për Individët. Bankat raportojnë se kërkesa është nxitur nga nevojat për konsum, blerje banesash dhe kushtet më të favorshme të interesit.

Për bizneset, interesi mesatar i kredisë së re në lekë zbriti në 6.3%, nga 6.5% një tremujor më parë, duke mbështetur më tej kërkesën për financim.

Dinamikat e kreditimit sipas monedhës tregojnë se kredia në Lek është përmirësuar, duke kompensuar ngadalësimin e ritmit të rritjes së kredisë në valutë.  Kjo dinamikë solli një rritje të mëtejshme të peshës së kredisë në Lek ndaj portofolit total, e cila arriti në 59.2%.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT