Rikthehet alarmi nga zjarret në Krujë, flakët u afrohen shtëpive! Nis evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze”, ndërhyrje me helikopter

Situata nga zjarret mbetet ende kritike në disa prej ‘hotspoteve’ që janë alarmante për autoritetet dhe popullsitë e atyre zonave, pasi ndodhen shumë pranë vatrave.

Situatë serioze po kalon qyteti i Krujës, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara pas riaktivizimit.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Flakët po favorizohen edhe nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT