Berisha në një mendje me Ramën për Ibrin, pas socialistëve, lideri demokrat do të mbledhë të vetët për krijimin e 100 bashkive në vend

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme me gazetarët, lideri demokrat Sali Berisha komentoi situatën e tensionuar së fundmi në Kosovë, pasi Serbia u shpreh se do ndryshojë rrjedhën e lumit Ibër. Edhe pse qëndroi në të njëjtën linjë si kryeministri i Shqipërisë duke theksuar ujërat dhe lumenjtë e Kosovës nuk mund t’i prekë askush, Berisha reagoi ashpër për mirënjohjen e marrë nga Prishtina e Beogradi, përmes së cilave Rama tha se është një dëshmi që qeveria shqiptare po e në punën e saj siç duhet. Ndërsa sipas Berishës qeveria aktuale është antiqshqiptare.
“Ujërat dhe lumenjtë në territorin e Kosovës nuk mund t’i prekë askush. Reagimi i djeshëm, si i BE-së dhe Departamentit të Shtetit, më asgjë nuk mund të lajë Edi Rama shërbimet antishqiptare që i ka bërë Beogradit. Jo me etje e me shterrim uji, por duke iu shkatërruar, duke u vrarë shpresën e votën e lirë” tha Berisha para gazetarëve.
Më tej, lideri demokrat u pyet dhe në lidhje me takimet e mundshme mes kryebashkiakëve demokratë për të diskutuar propozimet e tyre për reformën territoriale, njëjtë siç po bëjnë socialistët ditën e sotme. Berisha tha i bindur se së shpejti do të zhvillohet një takim mes demokratëve, në të mirën e komunitetit, pa zbuluar datë apo vendin e takimit.
“Ka një zhvillim shumë pozitiv në këtë aspekt. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat për hartën më të mirë të mundshme. Harta jonë është e hapur për diskutime për komunitetin. Decentralizimi është një parim themelor i një shteti që pretendon të jetë demokratik” u shpreh Berisha.
Kujtojmë se nga ana e demokratëve është propozuar që harta e re e Shqipërisë të përbëhet prej 100 bashkish. Nga ana tjetër socialistët kanë propozuar shkrirjen e 61 bashkive në 46 të tilla.
Pjesë nga konferenca me gazetarët:
Një valë komentesh nga Prishtina dhe Beogradi, sipas Ramës është një dëshmi se qeveria shqiptare po e bën ,mirë punën e saj?
Sali Berisha: Qeveria është në një moment një qeveri antishqiptare. Edi Rama është përgjigjur me një koncension, që e ka bërë vetëm Enver Hoxha, hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Këto që bën tani, sigurisht që deklaratat e fundit të Vuçiç, janë deklarata destabilizuese që u dënuan nga BE dhe SHBA-të.
Ujërat dhe lumenjtë në territorin e Kosovës nuk mund t’i prekë askush. Reagimi i djeshëm, si i BE-së dhe Departamentit të Shtetit, më asgjë nuk mund të lajë Edi Rama shërbimet antishqiptare që i ka bërë Beogradit. Jo me etje e me shterrim uji, por duke iu shkatërruar, duke u vrarë shpresën e votën e lirë.
A do të ketë një mbledhje të kryebashkiakëve të djathtë?
Berisha: Ka një zhvillim shumë pozitiv në këtë aspekt. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat për hartën më të mirë të mundshme. Harta jonë është e hapur për diskutime për komunitetin. Decentralizimi është një parim themelor i një shteti që pretendon të jetë demokratik.