Soreca: BE-ja krenare për shumën e mbledhur, jemi pranë shqiptarëve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca tha pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve se BE-ja është krenare për grumbullimin e shumës 1.15 miliardë euro për Shqipërinë.

“ Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj për Shqipërinë.

Vendet e Bashkimit Evropian janë krenare që të njoftojnë se donatorët e bërë bashkë kanë grumbullur (grante dhe kredi) me vlerë 1 miliardë e 150 milionë euro për Shqipërinë. Të gjithë qëndrojmë pranë qytetarëve shqiptarë. Së bashku për Shqipërinë”, shkroi ai në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT