VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

Të paktën 111 persona kanë vdekur dhe 87 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë të hënën, sipas bilancit të fundit.
Vdekjet ndodhën në departamentet e Valle del Cauca , Choco, Antioquia, Caldas dhe Rizalda, sipas përditësimeve të fundit nga vendi.
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në rajonin e Valle del Cauca, ku ndodhet Cali, qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë.
Tërmeti pati një thellësi fokale prej 115 km, u ndje fuqishëm dhe shkaktoi dëme në ndërtesa, me njerëzit që ikën nga frika. Shërbimi gjeologjik i Kolumbisë tha se epiqendra ishte në provincën Choco, në bregdetin e Paqësorit.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.
Massive 7.4 magnitude earthquake in Colombia pic.twitter.com/4LpedCpUFd
— (@Nerdy_Addict) August 10, 2026
Më herët, kryebashkiaku i Pereiras, Mauricio Salazar , konfirmoi një numër paraprak prej 18 të vdekurish dhe dhjetëra të plagosurish, ndërsa kryebashkiaku i qytetit fqinj të Manizales, Jorge Eduardo Rojas, tha se dy persona ishin vrarë atje.
Guvernatori i Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, i tha El Tiempo se midis të vdekurve ishin tre fëmijë.
Kërkimet në rrënoja vijojnë, pasi bilanci pritet të rëndohet më tej, teksa shumë ndërtesa janë shembur.
People flee falling debris in the early moments of a powerful earthquake in western Colombia, which brought down buildings across several cities and left others trapped in the rubble, local authorities said pic.twitter.com/gznDv311x9
— Reuters (@Reuters) August 10, 2026