Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Juventusi ka mposhtur në miqësore skuadrën e Seria B, Palermon me shifrat 2-0.

Sfida u zhbllokua nga Kenan Jildiz në minutën e 44, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në të dytën u aktivizua dhe Edon Zhegrova në vend të Françisko Konseisao që në minutën e 46.

Goli që vulosi fitoren erdhi në të 87 nga Milik ndërsa trajneri Luçiano Spaleti bëri 9 zëvendësime.

Në stol ishte dhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi, por nuk mori asnjë minutë kundër Palermos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT