“Aty ku Mjeda e Fishta folën shqip”
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale emocionet e forta që ka përjetuar gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar.
Shkollë në të cilën sipas të parit të shtetit, Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip.
Postimi i Metës
Emocione të veçanta përjetova gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar, me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate.