Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në Fiershegan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shtëpia, dyshohet se është përfshirë nga zjarri si pasojë e një defekti në kondicioner. Sipas informacioneve paraprake, pajisja ka shpërthyer në flakë në katin e parë të banesës dhe më pas zjarri është përhapur edhe në katin e dytë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT