Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket mundësisë për t’u transferuar te Mançester Junajtid këtë verë.
“Daily Mirror” raporton se 22-vjeçari nuk dëshiron të transferohet në “Old Trafford” dhe dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”.
Rikujtojmë që mesfushori spanjoll pësoi edhe një dëmtim të ligamentit ACL në vitin 2023, nga i cili iu deshën 346 ditë për t’u rikuperuar.
Ai e ka vlerësuar më parë punën e trajnerit Flik gjatë rikthimit të tij, duke deklaruar se është shumë mirënjohës ndaj gjermanit.