Makina shkrumbohet e gjitha në ecje përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, nuk raportohen të lënduar!

Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot (15 gusht) në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet është përfshirë i gjithi nga flakët, po për fat të mirë pa të lënduar.

Mjeti është shkrumbuar i gjithi teksa në vendngjarje shkuan edhe efektivë të Zjarrfikëses me një mjet.

Gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, autostrada ka qenë e mbipopulluar nga mjetet dhe udhëtarët, të cilat prisnin në trafik.

Fatmirësisht, nuk janë lënduar e dëmtuar as përdoruesit e tjerë të rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT