DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Një rast i tentativës së ngritjes së një plantacioni me drogë në Vaun e Dejës u godit sot nga Policia e Shkodrës (15 gusht).

Dy të rinj përfunduan në pranga, ndërsa në mjetin e tyre furgon u gjetën të paktën 2500 kubikë kanabisi gati për mbjellje.

Burime zyrtare bënë me dije se pasi morën informacione në rrugë operative, u vunë në ndjekje të mjetit, nga Hajmeli deri në Vaun e Dejës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti kuti kartoni me 2500 fidanë kanabisi, kurse operacioni u kodua ”Kutitë”.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan në afërsi të fshatit Hajmel, një automjet (furgon) me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontrolle. Nga kontrollet u gjetën në të, disa kuti kartoni me kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që transportonin me furgon, kubikët, me qëllim kultivimin, S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

“Finalizohet operacioni i koduar “Kutitë”. Goditet që në fazë fillestare, një tentativë për të kultivuar bimë narkotike.

Sekuestrohen 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe 1 furgon.

Vihen në pranga 2 shtetasit që transportuan kubikët, nga fshati Hajmel në Vaun e Dejës, me një furgon që u ndoq gjatë lëvizjes, nga shërbimet e Policisë.

Si rezultat i patrullimeve, punës informative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan në afërsi të fshatit Hajmel, një automjet (furgon) me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontrolle.

Nga kontrollet u gjetën në të, disa kuti kartoni me kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që transportonin me furgon, kubikët, me qëllim kultivimin, S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT