“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se sot (15 gusht) qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës do të vijojë normalisht, pas përfundimit të punimeve të planifikuara për mbikalimin e ri në Kashar.

Përfundojnë përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar!

Falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara parashikimit, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.

Sot, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të vijojë normalisht”, njofton ARRSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT