VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

Të paktën 38 persona kanë vdekur deri tani pas tërmetit të fuqishëm dhe katastrofik me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter, që goditi sot (15 gusht) Indonezinë lindore, e cila ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një nga zonat më sizmikisht aktive në botë.
“Vdekja e 38 personave është konfirmuar, dy të tjerë u plagosën rëndë, 11 pësuan lëndime të lehta dhe rreth 2,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre me iniciativën e tyre”, tha kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive BNPB.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në orën 05:58 të mëngjesit sipas kohës lokale, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
TERREMOTO 7,7 DEVASTA O LESTE DA INDONÉSIA
Ao menos 20 mortos, 6 feridos e dezenas ainda sob escombros. Tsunami foi alertado. 2 mil pessoas fugiram de suas casas.
A Indonésia acordou com um dos tremores mais violentos dos últimos anos e o pior pode ainda não ter passado.… pic.twitter.com/4AgsH8QaSR
— Scarpa360 (@scarpa360) August 15, 2026
Epiqendra e tij ishte e vendosur në zonën detare pranë ishullit Flores, rreth 68 kilometra në veri-veriperëndim të qytetit Ende, në provincën East Nusa Tenggara.
Dridhja kryesore u pasua nga disa lëkundje të forta pasuese.
Viktimat përfshijnë tetë persona që u nxorën nga një rrëshqitje dheu në fshatin Reok, Manggarai. Kërkimet po vazhdojnë për dy banorë të tjerë, të cilët besohet se janë varrosur nën ton baltë.
A powerful 7.7-magnitude earthquake has struck Indonesia’s Flores Island, killing at least 20 people and collapsing buildings.
Rescuers are searching the rubble as strong aftershocks continue across the region.#Indonesia #Flores #Earthquake #BreakingNews #WorldNews pic.twitter.com/BZZHwJn7JA— QUAN2UM (@Quan2um_) August 15, 2026
Tërmeti u ndje në të gjithë Nusa Tenggarën Lindore, Nusa Tenggarën Perëndimore dhe pjesë të Sulawesi Jugor, me banorët në disa zona që raportojnë se dridhja zgjati rreth një minutë.
Tërmeti i fortë shkaktoi dëme të rënda dhe shembje ndërtesash në disa zona të ishullit Flores.
Siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe problemet me telekomunikacionin po e bëjnë të vështirë për ekipet e shpëtimit të kryejnë punën e tyre dhe të regjistrojnë plotësisht dëmet.