E pazakontë në Siçili, rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në malin Etna në Siçili, krateri i të cilit prej javësh është përfshirë nga shpërthime klastike të fuqishme dhe të rrezikshme.

Mediat italiane raportojnë se një alpinist vdiq më 16 gusht pasi u godit nga rrufeja, ndërsa po bënte ecje në vullkanin siçilian. Viktima është një turist 30-vjeçar amerikan.

Ai po ngjitej në një zonë të kufizuar të vullkanit, për t’iu afruar majës, kur u përfshi nga një stuhi e dhunshme, gjatë së cilës u godit nga rrufej. 30-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me ambulancë ajrore në Spitalin Cannizzaro në Catania, ku vdiq pak më vonë. I riu kishte pësuar arrest kardiak kur mbërriti në spital.

Një tjetër tragjedi nga rrufeja ndodhi edhe në Tirolin Jugor. Një burrë u gjet i vdekur gjatë natës nga ekipet e shpëtimit në Piz Starlex (3,075 metra), mbi Taufers në Val Müstair.

Besohet se ai është goditur nga rrufeja gjatë zbritjes. Alpinisti nuk ishte dëgjuar që nga e diela, kur ai kontaktoi për herë të fundit me telefon nga maja e Piz Starlex rreth orës 13:00 më 16 gusht.

Pak pas orës 23:00 të po asaj dite, ekipet e shpëtimit e gjetën burrin e zhdukur me ndihmën e një droni, në një lartësi prej afërsisht 2,600 metrash, në terren të vështirë. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin dhe e sollën në luginë.

Rreth 40 shpëtimtarë nga shërbimi i shpëtimit malor dhe zjarrfikës vullnetarë morën pjesë në operacion.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT