Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (21 gusht) në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në autostradën Lushnjë-Fier.

Një automjet tip ‘Volkswagen’ është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.

Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës.

Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT