U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një i kërkuar i drejtësisë shqiptare arrestuar në Londër ka pranuar të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve “City of Westmister Magistrate Court”, tregohet se Andi Hoxha 23 vjeç, i arrestuar disa muaj më parë, hoqi dorë nga kundërshtimi ekstradimit.

Kur ai doli përpara kësaj gjykate, prokurori britanik, përfaqësues i shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit tha se “Andi Hoxha është shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi në  14/11/2022 in Fushë-Krujë aksidentoi për vdekje Lutfi Marokun, i cili ndërroi jetë në spital më  23/11/2022”, informon TCH.

Andi Hoxha e shkaktoi aksidentin me automjetin tip  Mercedes Benz me targë AB 363 AM, në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.

I riu shqiptarë do të vijojë të mbahet në një paraburgim të Londrës deri në momentin kur oficerët e Interpol Tiranës do të udhëtojnë drejtë Anglisë për ta marrë.

Në gjykatën City of Westmister Magistreate Court për momentin janë në shqyrtim edhe 10 raste të tjera shtetasish shqiptarë të cilët kërkohen të ekstradohen nga Shqipëria, Italia, Franca për krime të ndryshme.

Dy ditë më parë kjo gjykatë në gjyq themeli shqyrtoj kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Pëllumb Llleshit arrestuar në zonën Kent 2024.

Ai është dënuar në mungesë me 19 vite burg nga gjykata e Elbasanit për vrasjen e Bilbil Hilës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT