Kush është Vucic: Kamarieri i Sheshelit që i shërbente birra dhe ish-ministri i Milosevicit

Aleksandar Vucic, sot në krye të shtetit serb dhe faktor shumë i rëndësishëm për politikën serbe, jo gjithmonë gëzonte këtë fat, ai dikur ishte shërbëtor i kriminelit Sheshel të cilit i shërbente birra, dhe nuk kishte asnjë ndikim në poste udhëheqëse, përveçse një kamarier,
Vucic më vonë është bërë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës
Një fotografi e tij duke bartur birra në një prej takimeve të partisë radikale ishte bërë hit në rrjetete sociale, ku ai ishte kamarier i Sheshelit.
1. Vucic përveç si kamarier ka punuar edhe si tregtar në Londër, pasi kreu fakultetin e drejtësisë në Beograd.
2. Ka qenë ministër i Sllobodan Milloshevic që ka kryer krime çnjerëzore ndaj popullatës kosovare.
3. Ka kandiduar për kryetar bashkie dy herë në vitin 2004 dhe përsëri në vitin 2008, por të dyja i ka humbur.
4. Në vitin 1998 sa ishte Ministër i Infomacionit, Vucic, mik Shesheli dhe Milloshevic vuri gjoba për gazetarët që kritikonin qeverinë dhe ndaloi kanalet e huaja televizive.
5. Ka qenë edhe gazetar si gazetar në Pale, Bosnje dhe Hercegovinë.
6. Sa ishte Ministër i Informacionit ndodhi që Slavko Ćuruvija, një gazetar i shquar, u shua. Në vitin 1999, para se vr asja të ndodhte, Vucic dha një intervistë për tabloidin ‘Argument’ në të cilën ai deklaroi “Unë do të hakmerrem ndaj Slavko Ćuruvija për të gjitha gënjeshtrat e publikuara në Dnevni telegraf.
Presidenti serb Alexandar Vucic është një person i padëshiruar në Republikën e Kosovës, pikërisht për shkak të jetës së tij, dhe mbështjetes që ka për serbët
Vucic, vazhdimisht sulmon shtetin e Kosovës, dhe nuk e pranon në asnjë moment pavarësinë e saj, gjë e cila është e vulosur tashmë që 12 vjet, me 17 shkurt 2008.