Pagoi 1300 euro për dokumentet italiane, mashtruesi zhduket pa nam e nishan

Një zonjë nga Vlora tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se kishte shpresuar të zgjidhte problemin e dokumenteve të qëndrimit në Itali, por përfundoi e mashtruar. Përmes një njohjeje në Itali, ajo kontaktoi me një shtetas shqiptar, Zeqir Zeqiraj, i cili i premtoi se do t’i siguronte dokumentet për 1300 euro. Zonja nuk firmosi asnjë dokument, por i besoi fjalës së tij dhe ia dha paratë.

Qytetarja: Jam një zonjushë nga Vlora dhe kam njohur një person që do të më bënte dokumentat dhe nuk m’i bëri.

Gazetarja: Çfarë dokumentesh?

Qytetarja: Dokumentet për në Itali, se kam 3 vjet e 7 muaj këtu në Itali. E njoha nëpërmjet shoqërisë dhe quhet Zeqir Zeqiraj dhe jeton në Itali.

Gazetarja: Çfarë të premtoi zotëria konkretisht?

Qytetarja: Më premtoi që do të më bëjë dokumentet dhe më tha bëjnë 1300 euro dhe më tha është edhe avokati, po unë avokatin s’e pashë.

Gazetarja: Ia dhe paratë?

Qytetarja: Ia dhashë. As firmë nuk hodha, as gishtat nuk hodha, nuk vajta.

Gazetarja: Prej sa kohësh ia ke dhënë këto para?

Qytetarja: 3 muaj e gjysmë.

Gazetarja: E për sa kohë premtoi se do të dilnin dokumentet?

Qytetarja: Mua më tha për tre muaj do dalin dokumentet të gjitha në dorë.

Gazetarja: Ke komunikuar së fundmi me zotërinë?

Qytetarja: Para dy ditësh erdhi këtu dhe nuk e di, po qante a s’po qante, i kishte sytë me lot, po nuk më duhet gjë mua.

Gazetarja: Të ka kthyer ndonjë shumë deri tani?

Qytetarja: Jo, nuk po shoh gjë. Unë kërkoj lekët e mia. Aq sa i kam dhënë unë, aq të më japë dhe ai.

Tre muaj e gjysmë pritjeje kaluan, por asgjë nuk u zgjidh. Zeqiri i tha se dokumentat do të dilnin brenda tre muajve, por premtimi nuk u mbajt. Më vonë ai u kthye me lot në sy, por pa dhënë sqarime apo kthyer paratë. Përpjekjet për ta kontaktuar nuk dhanë rezultat dhe zonja kërkon paratë e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT