Balla llogari Bashës: Jep shpjegim mbi paratë e lobimit 1 mln dollarë, të hënën do të paqësim kallëzim penal
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka rikthyer sërish akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me 1 milion dollarët e depozituara në kompanitë of-shore.Balla apelon ndaj kryedemokratit që t’i përgjigjet pyetjes mbi origjinën e këtyre parave.Ai thekson se Basha përdori një shumë të madhe parash për të nxirrë imazhin e Shqipërisë.Gjitasjtu Balla bën me dije se Ditën e hënë PS do të paqësi kallëzim penal për Lulzim, Xhelal Bashën për mashtrim.“Fondi është krijuar në një ishull of-shor për të fshehur gjurmët që të cojnë te Basha, i cili po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave në favor të PD.Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do, ti ende nuk ke gjetur asnjë moment dhe sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të nxirë Shqipërinë.Përmes kujt i keq cuar në një ishull of-shor për t’ju ikur radarëve të ligjit. Cilët janë të huajt me të cilët ke bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme?Ka dyshime se jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale, që bien direkt mbi Bashën.Jemi në kushtet e dy veprave penale, që dënohen me burg, ajo e pastrimit të parave, hera e parë që një parti bëhet makinë larjesh parash. Ta falën partinë, e përdore si mall të falur dhe e ktheve në makinë pastrimi parash”,Në këto 27 vite, një parti bëhet mall për të pastruar paratë. Na e ke kthyer partinë në një për pastrim parash. Kjo është dy vite burgim Lulzim. Ditën e hënë do të paqësim kallëzim penal për Lulzim, Xhelal Bashën për mashtrim”, u shpreh Balla. (TemA)