Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar drejtuesit e mjeteve për kufizime të përkohshme në autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në datat 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për shkak të punimeve dhe për garantimin e sigurisë rrugore, do të bllokohen përkohësisht dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, ARRSH njofton se automjetet që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës.

“Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje”, thuhet në njoftim.

ARRSH bën me dije se automjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT