Tirana në xhiro/ Sheshi “Skënderbej” me plot njerëz që nuk i binden shtetrrethimit (FOTO)

Pavarësisht vendimit të qeverisë për të mos lejuar daljen nëpër sheshe, qendra e Tiranës duket se ka pasur “vizitorë” të shumtë gjatë ditës së sotme. Pavarësisht se me maska dhe doreza, një pjesë e qytetarëve përdorin intensivisht biçikletat për të qarkulluar.
Ndërkohë, LSA ka sjell edhe foto nga brenda një autobusi, ku numri i udhëtarëve është tejet i vogël.
Ende nuk dihet se cila linjë është, ndërkohë që prej ditësh qarkullimi i urbanëve është bllokuar për shkak të koronavirusit që ka prekur dhjetëra persona në vendin tonë si dhe ka shënuar dy të vdekur.