Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Autoritetet franceze kanë njoftuar ndalimin e konsumit dhe shitjes së alkoolit në publik në Paris, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi spitalet e kryeqytetit gjatë valës së të nxehtit.

Parisienëve do t’u ndalohet pirja e alkoolit në publik nga mesi i ditës së premte deri në orën 07:00 të së shtunës. Masat do të jenë në fuqi gjatë të njëjtave orare nga e shtuna deri të dielën.

Vala e të nxehtit që ka lënë Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën të përvëluara për ditë të tëra, pritet të zhvendoset në lindje, me parashikuesit e motit në Gjermani dhe Republikën Çeke që paralajmërojnë për kushte ekstreme.

Temperaturat në Gjermani mund të arrijnë 40 gradë Celsius në të gjithë vendin të premten. Një paralajmërim për mot ekstrem është në fuqi tani në pjesën më të madhe të Republikës Çeke.

Kryeministri francez Sébastien Lecornu tha se niveli i alarmit shëndetësor po ngrihej në nivelin më të lartë, për të rritur stafin e spitaleve dhe për të mbrojtur më vunerabëlit.

Ndalimet e shitjes së alkoolit do të jenë në fuqi nga ora 18:00 e së premtes deri në orën 07:00 të së shtunës në kryeqytet, dhe përsëri gjatë të njëjtave orare nga e shtuna deri të dielën.

Baret dhe restorantet me licencë përjashtohen nga kufizimet.

Duke folur për mediat lokale, shefi i policisë së Parisit, Patrice Faure, tha: “Po arrijmë në një pikë ngopjeje në mjediset spitalore”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT