Në rrugë me maska dhe kundragaz, në treg pikat e verdha për distancimin social (FOTO)

Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Në Tiranë i gjen të gjitha në këtë kohë koronavirusi. Njerëz që janë “kokëshkretë”, por edhe nga ata që kanë siguri maksimale dhe kujdesen për distancimin social.
Shumë qytetarë janë të detyruar të zbatojnë rrathët e verdhë në pikat e blerjes së produkteve bujqësore. Të tjerë, shëtisin nëpër rrugë me maska në fytyrë. Ka nga ata që vendosin edhe kundragaz për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
E mbi të gjitha, një pjesë të madhe të kohës, ata që jetojnë në qytet e kalojnë nëpër ballkone. Këto edhe momente të tjera nga jeta në Tiranë janë kapur nga fotografët e LSA në vende të ndryshme të kryeqytetit.