“Berisha ia kaloi Zogut në shitjen e interesave kombëtare!”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili tani drejton partinë PSV 91, në një postim të bërë në profilin e tij në “Tuiter” shprehet se kreu i qeverisë po shet interesat kombëtare të Shqipërisë. Një deklaratë e tillë e Koçit vjen në një kohë kur qeveria ndodhet në fazën e fundit të privazimit të “Albpetrol”. Këtë sjellje të kryeministrin Berisha, ish-deputeti e krahason me atë të mbretit Zog.

“Berisha ia kaloi Zogut në shitjen e interesave kombëtare!”, shkruan Koçi. Ndërsa në një postim të mëparshëm ai pohon: “Mu duk pa humor Berisha në konferencën e shtypit me Reeker…”.

Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat për privatizimin e “Albpetrol” dhe po i shqyrton ato. Kompania fituese e tenderit pritet të shpallet javën e ardhshme.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT