Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të njërës prej korsive të qarkullimit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë aks rrugor, i cili gjatë periudhës së verës përballet me fluks të lartë trafiku.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, vijojnë edhe punimet për normalizimin e qarkullimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT