Ministria e Jashtme e Greqisë reagon për ligjin shqiptar të pronave: Shans i humbur, ndikon në integrim

Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë e konsideron votimin nga ana e parlamentit shqiptar të ligjit mbi çështjen e pronave, si një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e minoritetit etnik grek.
“Autoritetet Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’, thuhet në njoftim.
Ministria e Jashtme greke kërkon nga autoritetet shqiptare që të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane, “megjithëse në momentet e fundit u bënë disa përmirësime”.
“Sanksionimi i kësaj të drejte do të përbejë gurin e provës, në kontekstin e marrjes së vendimeve për hartimin e kuadrit negociues (negotiating framework) dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërinë.”