Zyrtare/ Brendi më i madh i hoteleve Sheraton braktis Shqipërinë
Një nga brendet më të mëdhenj të hoteleve në botë ka braktisuar Shqipërinë.Rrjeti i hoteleve “Sheraton”, tashmë zyrtarisht është larguar nga vendi ynë.Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) në një deklaratë për shtyp, ka thënë se kjo ishte “dhurata” më e keqe që i bëhet turizmit shqiptar në këtë fundvit festas dhe se është një nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë, dhe vjen në një kohë që paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit.Zgjohu Shqiptar kishte paralajmëruar më herët, se një nga markat dhe kompanitë më prestigjoze në fushën e hotelerisë në botë, siç ishte “Sheraton”, dhe që për 14 vite zgjodhi të operonte dhe në Shqipëri, do të largohej përfundimisht.Për të rritur investimet në vend nuk është e nevojshme vetëm lidhja në letër e kontratave por edhe disiplina financiare, gjë që duket se mungon.Qeveria trumbeton dhe apelon për ardhjen e investiorëve të huaj në Shqipëri, por një rast i tillë tregon se masat për të stimuluar bizneset e nivelit “Sheraton” janë minimale, për të mos thënë inekzistente.Sipas ATOA –s, e gjithë falja fiskale nuk mjaftoi për ta mbajtur Sheratonin këtu, gjë që konfirmon shqetësimin, se falja fiskale mund të jetë mundi më i vogël i qeverisë për të tërhequr hotelet brand, por nuk mjafton aspak nëse nuk garantohen shumë elementë të tjerë.Realiteti është se brendi më i madh i hoteleve Sheraton e la tashmë Shqipërinë, ndërkohë deklaratatat e qeverisë apo Kryeministrit, për favorizimin e investitorëve të huaj kanë mbetur vëtem në letër./ZgjohuShqiptar.info