Kur regjimi i Enver Hoxhës bënte lobim në SHBA, ja kontratat e lidhura

Edhe pse çdo shans për njohjen zyrtare të regjimit të Hoxhës nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mori fund pas incidentit të Kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946, Enver Hoxha u përpoq të jepte mesazhe të ndryshme SHBA-ve.Pak e njohur është historia e kontratave të Agjencisë Telegrafike Shqiptare të kontrolluar drejtpërdrejt nga Enver Hoxha me kompani përfaqësimi në SHBA. Faktor.al ka arritur të zbulojë të gjitha kontratat të nënshkruara nga njerëzit e Hoxhës.E para kontratë e ATSH me kompaninë amerikane të përfaqësuar nga lobisti “Smith, Edwin S.” Është e 15 qershorit 1961, me nr. 723, të nënshkruar në Nju Jork dhe zgjat deri në 31 maj 1964. Kontrata e dytë e ATSH me një tjetër lobist amerikan të përfaqësuar nga Solov, Liuba është e 26 qershorit 1964, me nr. 1766 deri në 31 dhjetor 1973.Kontrata e tretë është e lidhur me Squire Patton Boggs, LLP, të datës 21 janar 1974 deri në 1990.

Ndërsa kontrata më e çuditshme është e kompanisë shtetërore shqiptare “Albtourist”, (Albturizmi ishte një nën seksion i Sigurimit të Shtetit) në 1958 që lidh me kompaninë amerikane Cosmos Travel Bureau, Inc., me nr. kontrate 918.Për këtë kontratë ka edhe një raportim të Prokurorisë së Përgjithshme amerikane për kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se shtetet e huaja, përfshirë Shqipërinë përdorin agjencitë turistike për të për hapur propagandë antiamerikane.Po ashtu, ka dy kontrata të lidhura nga Ndermarja Shtetnore e Botimeve me datë 20 maj 1964 dhe DQPP (Ndermarja Shtetnore e Botimeve), në 1974, me kompaninë Fam Book Service – Fan Markoff.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT