Ping-pong me skandalin e Dibrës, edhe SPAK heq dorë nga dosja ‘184’

Dosja 184 mbetet në mëshirë të fatit! Asnjë nga prokuroritë nuk merr përsipër të hetojë dosjen e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës. Prokuroria ka shpallur moskompetencë më 22.01.2020 për dosjen, ndërsa burime nga SPAK thonë se edhe kjo prokurori nuk ka kompetencë dhe e ka shpallur këtë fakt.

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Dibrës dhe dërgimit të akteve në SPAK, më 27.01.2020 edhe SPAK ka vendosur mospranimin e akteve dhe ridergimin e dosjes në Dibër.

Pritet të shihet nëse në këtë situatë do të ndërhyjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuorise, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjeshme në Dibër në vitin 2016.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT