40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

Kryeministri Edi Rama në samitin Shqipëri-Izrael që bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.
“Sa më shumë e njoh Izraelin, aq më shumë e kuptoj. Faleminderit që keni ardhur e keni sjellë dijen tuaj! Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend në Europë që numëronte më shumë hebrenj se para se të niste lufta. Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë të cilët morën çdo hebre si vëlla ose motër dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo është një histori që unë e shtrëngoj fort. Unë e qeveria imë po bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që këtë histori ta rrëfejmë, për mënyrën se si duhet të shfaqemi në botën që jetojmë dhe si duhet të përgatitemi në të ardhmen, jo vetëm me hebrenjtë, por edhe të tjerët”, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.
“U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofrojmë online dhe ata synuan ta shkatërronin këtë, për të na cuar mbrapsht në kohën e errët të shërbimve publike në nivelin më të ulët. Në atë moment, Izraeli na u gjet si mik. Po ashtu miqtë tanë të Emirateve, e kështu i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam sidoqoftë se na duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje.”