Takimet speciale në burg me Laert Haxhiun, modelja s*ksi e pranon para drejtësisë shqiptare: Unë kam bashkëjetuar me të

Detaje të reja kanë dalë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zyrtarëve të burgut të Drenovës në Korçë, të cilët dyshohet se lejuan futjen e modeles kosovare Ziza Pajaziti për një takim special me të dënuarin me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu.
Sipas materialeve hetimore të administruara nga Prokuroria e Korçës, një dokument i ardhur nga drejtoria e burgut të Drenovës tregon se Ziza Pajaziti ka deklaruar se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhave kur ai ndodhej jashtë ambienteve të burgut.
Sipas gazetarit Elton Qyno bëhet fjalë për një deklaratë noteriale me vlerë juridike, e dorëzuar më herët në institucion dhe tashmë pjesë e dosjes hetimore.
Ky zhvillim mund të ndikojë edhe ecurinë e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të burgut Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së institucionit Sokol Kaçoli, për të cilët po hetohen rrethanat e lejimit të hyrjes së saj në burg.
Ndërkohë vetë modelia kosovare, Ziza Pajaziti, e cila në 2025 u përfshi në skandalin e hyrjes së vajzave VIP në burgjet e sigurisë së lartë, prej më shumë se 1 viti nuk është arritur të gjendet nga policia dhe prokuroria e Korçës.
Sipas të njëjtave detaje të bëra me dije më herët, Prokuroria e Korçës ka kërkuar marrjen e saj në pyetje për të sqaruar rrethanat e futjes në burg dhe takimit të zhvilluar me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjet kriminale në Lushnjë.