‘Bombardimi’ i medias, psikologia: Shoqërisë po i humbet shpresa për të ardhmen

Psikologia Entela Binjaku ka komentuar për Ora News për ngjarjen makabre në Vlorë, duke thënë se mediat duhet të jenë më të kursyera me detajet, pasi shoqëria shqiptare po bombardohet çdo ditë e më shumë me lajme të kronikës së zezë.Sipas saj, dhënia e informacioneve të tilla e bën shoqërinë shqiptare të humbasë shpresat për një të ardhme më të mirë.“Kishte edhe detaje që mund të ishin kursyer, por kjo më shumë se me ne si qytetarë ka të bëjë edhe me profesionalizmin. Dita e djeshme nisi me një vrasje që në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe mori përmasa të mëdha në orët e vona të mbrëmjes.Një shoqëri që bombardohet nga mëngjesi deri në darkë me lajme të kronikës së zezë në mënyrë të vazhdueshme, dashje pa dashje hyn në një lloj psikoze të mungesës së shpresës, për të cilën nuk dua të them se është media fajtore, por duhet të jetë më e kursyer ndaj disa detajeve që ngarkojnë emocionalisht shumë qytetarë”, ka thënë psikologia Binjaku./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT