Çmenduria e Abhazisë: UÇK po vret në Siri!

Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane, ka thënë gjoja në kushte anonimiteti për agjencinë e ANNA të Abhazisë – territorit gjeorgjian i pranuar si shtet vetëm nga Rusia – se forcat që janë nën kontrollin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “vranë mbi 400 mercenarë në anën e kryengritësve, në mesin e tyre janë shumë anëtarë të ish UÇK-së”.

“Gjatë procesit të identifikimit të kufomave u vërtetua se në anën e kryengritësve kanë luftuar shqiptarët e Kosovës, mercenarë nga Libia, Somalia, Arabia Saudite, Çeçenia, Jemeni, Iraku dhe Egjipti”, ka thënë gjoja ky zyrtar i Ushtrisë së Sirisë.

Disa muaj më parë, në fillim të majit, televizioni shtetëror rus në gjuhën angleze, “Russia Today”, ka pohuar se kryengritësit sirianë po trajnohen nga ish pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka akuzuar se “Kosova është bërë poligon për trajnimin ushtarak të rebelëve sirianë”.

Profesori në Fakultetin e Sigurisë të Universitetit të Beogradit, Zoran Dragisic, ka thënë për “Vesti” se është vështirë të konfirmohet kjo informatë.

“Deklaratat e Churkinit duhet të merren me rezervë. Në Siri po ndodhë një konflikt i fuqive të mëdha, mbi të gjitha SHBA-ve dhe Rusisë, dhe në këtë aspekt duhet të analizohen komentet që vijnë nga njëra apo nga pala tjetër. Nëse ambasadori Churkin ka dalë me informacion të saktë, atëherë mendoj se ky është informacion i shërbimeve sekrete, sepse në Kosovë moti nuk ka forca ruse”, thotë ai.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT