VIDEO/ Stuhia e shekullit godet Toronton, përmbytje dhe dëme katastrofike! Mijëra kanadezë pa energji, shikoni pamjet

Stuhi të forta goditën Toronton në Kanada sot (3 shtator), duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në rrugët dhe infrastrukturën e qytetit më të madh.
Dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
“Përmbytjet mbuluan rrugët kryesore, pemët dhe shtyllat e energjisë u rrëzuan dhe dhjetëra mijëra banorë mbetën pa energji elektrike”, tha kryebashkiakja e Torontos, Olivia Chow.
Sipas mediave lokale, brenda pak orësh në Toronto ra më shumë shi sesa sasia mesatare e reshjeve për të gjithë muajin shtator.
Came home to this. East Toronto near Woodbine. #onstorm pic.twitter.com/8u39wX8slJ
— Morris Popowich (@MoPopow) September 2, 2026
“Do ta quanim stuhia e shekullit”, tha Paul Johnson, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të qytetit. Ai shtoi se të mërkurën në mbrëmje, disa lagje të Torontos u përballën me reshje prej 100 deri në 110 milimetrash.
Erërat, me shpejtësi deri në 84 kilometra në orë, shkaktuan dëme në infrastrukturë, përfshirë një stadium me 50 mijë vende. Probleme u raportuan gjithashtu edhe në transportin ajror.
Më shumë se 50 mijë familje në zonën e Torontos mbetën pa energji elektrike, sipas ofruesit të energjisë elektrike të provincës së Ontarios. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën për pastrimin dhe rihapjen e rrugëve të prekura.
Views from the aftermath of the storm in Toronto and other parts of the GTA ️
Flying couches, falling trees and more! pic.twitter.com/VdJEiFfrh1
— 6ixBuzzTV (@6ixbuzztv) September 2, 2026