U tërhoq nga kombëtarja pas dy dekadash, Argjentina do nderojë Messin në mënyrë speciale!

Vendimi i Lionel Messit për t’u tërhequr nga kombëtarja ka bërë bujë të madhe në Argjentinë.

Sipas mediave vendase, gjyqtarët do ta ndërpresin lojën në minutën e dhjetë të çdo ndeshjeje të turneut të ardhshëm “Clausura” – si dhe në ligat e tjera të meshkujve dhe femrave në Argjentinë – për të nderuar karrierën e Messit me kombëtaren.

AFA (Federata e Futbollit e Argjentinës) e zgjodhi këtë moment të ndeshjes si një referencë simbolike ndaj numrit 10, numrit që Messi ka mbajtur gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij me  skuadrën “Albiceleste”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT