Griset flamuri grek dhe thyhet memoriali i një prej komandantëve të çetave të ‘Vorio-Epirit’ në Finiq
SARANDË- Rreth orës 19:00 të ditës së sotme, disa persona ende të paidentifikuar kanë grisur flamurin grek në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit.
Siç edhe duket në fotot e mëposhtme, përveçse kanë grisur flamurin kanë thyer edhe memorialin e Thimio Lolit, prijës i minoritetit. Thimio Loli ka qenë një ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit duke drejtuar çeta.
Memoriali në fshatin Kranë, është ngritur rreth 7 vite më pare dhe në përshkrimin e saj shkruhet se ajo i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë./ZgjohuShqiptar.info